http://www.redcross-ks.org/new/
http://fiore-coiffure.ch/

Të rinjtë e Biel Bienne formojnë shoqatën “Rinia Humanitare në Zvicër”

 

Pavarësisht se të rinjtë jetojnë në Zvicër, mendja
e zemra e tyre është atje larg në Kosovë, atje nga i kanë rrënjët.

 

Të rinjtë kanë formuar një shoqatë për t’u ofruar sadopak ndihmë atyre njerëzve të harruar nga shteti, të harruar nga të gjithë. 

 

Për t’ua zgjatuar dorën atyre njerëzve të lodhur, të rraskapitur nga jeta që nuk kanë ndihmë nga askush në Kosovë.

 

Për këtë qëllim rinia e shoqërisë kulturore artistike “Besa” në Biel Bienne ka vendosur të formojë shoqatën humanitare “Rinia” në Zvicër, e cila shumë shpejt në radhët e veta do të krijojë një rrjet të solidaritetit me një numër të madh
të njerëzve të vullnetit të mirë që jetojnë në Zvicër.

 

Shoqata
"Rinia Humanitare në Zvicër" është shoqatë joqeveritare,
jofitimprurëse dhe jopolitike.
Kjo shoqatë është në shërbim të të gjithë njerëzve, pa marrë parasysh përkatësinë
etnike, fetare, politike, etj.


Shoqata "Rinia Humanitare në Zvicër", në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Prishtinës, këtë verë kanë vizituar një familje që jeton në kushte të vështira dhe qëllimi i shoqatës ishte që ta ndihmojë këtë familje gjashtanëtarëshe.


Ky ishte edhe aksioni i parë me të cilin ka filluar punët si shoqatë, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Prishtinës në Kosovë.


Të rinjtë e kësaj shoqate kanë lansuar një ide që secili njeri vullnetmirë të ndajë një shumë tepër simbolike prej 10 frangash që do të shkojë në ndihmë të kësaj familjeje.


Tashmë "Rinia Humanitare në Zvicër" ka hapur edhe zyrën e saj që ndodhet në adresën Maeinstrasse 6, 2540 në Grenchen.


Të rinjtë në Biel / Bienne ngaqë mundohen të ndihmojnë me zemër, shpërndajnë gazeta të qytetit që janë falas dhe me ato para mbulojnë qiranë e zyrës dhe materialet e tjera që iu duhen në lidhje me punën që bëjnë.


Shoqata "Rinia Humanitare në Zvicër" është  themeluar në maj të vitit të kaluar nga të rinjtë valltarë të shoqërisë kulturore “Besa” në Biel/Bienne. Shoqata udhëhiqet nga të rinjtë Isuf Gashi, Emire Osmani dhe Shqipëron Kryeziu.


Isuf Gashi është një i ri i lindur në Gjakovë dhe që ka studiuar dhe jeton e punon
në Biel / Bienne.